Lajme
Policia vjeneze thirrje personave me prejardhje të huaj: Vjena ka nevojë për ty!
Policia e Vjenës po kërkon persona me prejardhje të huaj për t´iu bashkuar këtij institucioni të sigurisë. Sikur edhe vitet e mëparshme, Policia vjeneze ka mbajtur takimin e radhës, ku u ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve që të aplikojnë në afatin e vjeshtës dhe t´i bashkohen policisë, për të mirëmbajtur rendin në kryeqytetin austriak.
Që nga viti 2007 Departamenti për Integrim dhe Diversitet i qytetit të Vjenës së bashku me Policinë e Vjenës organizojnë takime me moton: “Vjena ka nevojë për ty!”. Aty marrin pjesë policë të shumtë, të cilët ndajnë me pjesëmarrësit eksperiencat e tyre, dhe u përgjigjen pyetjeve të të interesuarve.
Nënkryetari i Vjenës, Christoph Wiederkehr në këtë takim është shprehur se njerëzit me prejardhje migrimi e pasurojnë punën e policisë me aftësitë dhe ndryshimet e tyre gjuhësore e kulturore, shkruan albinfo.ch.
“Vjena, një nga qytetet më të larmishme dhe me rritjen më të shpejtë në Evropë, ka nevojë për një forcë policie që pasqyron popullsinë tonë. Njerëzit me prejardhje migrimi pasurojnë punën e policisë me aftësi gjuhësore dhe mirëkuptim kulturor. Është thelbësore që dega ekzekutive ta bëjë të dukshme këtë diversitet të jetuar”, ka thënë Wiederkehr.
Një nga kërkesat për të filluar karrierën në policinë vjenezë është shtetësia austriake, kurse të pasurit prejardhje migrimi nuk luan rol në këtë aspekt. Përkundrazi, qyteti vjenes dhe policia vjeneze u kanë bërë thirrje personave me prejardhje të huaj të aplikojnë, nëse kanë nënshtetësi. Përveç shtetësisë, kërkohet një reputacion i pastër dhe kalimi i provimit pranues për të filluar trajnimin e policisë.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë