Kosova

Policia themelon “TASK FORCË” për parandalim të aksidenteve në trafik

"Qëllimi kryesor i kësaj TASK FORCE është që përmes komandës dhe kontrollit të ndikohet direkt në parandalimin e aksidenteve të trafikut rrugor, duke angazhuar sa më shumë personel policor nga niveli qendror dhe ai lokal2

Policia e Kosovës njofton se ka themeluar “TASK FORCË” për parandalim të aksidenteve në trafikun rrugor.

Policia thotë se duke iu referuar situatës shqetësuese gjatë kësaj periudhe lidhur me aksidentet në trafik dhe pasojat e tyre në shkaktimin e humbjes së jetëve njerëzore, Policia e Kosovës ka marrë masa serioze shtesë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë. 

“Qëllimi kryesor i kësaj TASK FORCE është që përmes komandës dhe kontrollit të ndikohet direkt në parandalimin e aksidenteve të trafikut rrugor, duke angazhuar sa më shumë personel policor nga niveli qendror dhe ai lokal, duke përfshirë edhe stafin udhëheqës të Policisë”, thuhet në njoftim. Policia thotë se do të aplikohet “ZERO tolerancë ndaj të gjithë kundërvajtësve”.