Kosova
Policia: Viktima i kishte lajmëruar kërcënimet para vrasjes
Policia e Kosovës ka dhënë sqarimin se si kishte ndodhur i gjithë rasti para vrasjes, e cila ndodhi dje në Prishtinë.
Ky sqarim erdhi pas publikimeve të disa lajmeve se policia kishte neglizhuar lajmërimin e kërcënimit ndaj tanimë viktimës.
Lexoni sqarimin e Policisë së Kosovës:
Më 27.02.2019 në ora 01:58 personi A.J. ka telefonuar Policinë e Kosovës përmes linjës emergjente 192, për të paraqitur shqetësimet e tij rreth një problematike, e cila ka rezultuar me mosmarrëveshjeje, në mes tij dhe mikut të tij.
Zyrtari policor kompetent me detyrë në qendrën e thirrjes që ka qenë në kontakt me palën, sipas procedurave ligjore ia ka dhënë te gjitha udhëzimet të njëjtit që të paraqitet në stacion policor për ta paraqitur rastin dhe se njëkohësisht është njoftuar se Policia e Kosovës është e gatshme t’u dalë në ndihmë 24 orë .
Në ora 02:45 personi A.J. është paraqitur në stacionin policor Qendra në Prishtinë, për të paraqitur një rast tjetër, ku ka deklaruar se i njëjti (vetë ai) e ka sulmuar/rrahur djalin e mikut të tij (B.Sh. 26-vjeçar), për një fyerje (sms ofendues) dhe mosmarrëveshje në mes veti. Vlen të potencohet se gjatë kësaj kohe personi A.J. ka qenë i shoqëruar me mikun e tij (vëllain tjetër të B.Sh.).
Policia e Kosovës përmes zyrtarëve kompetent, menjëherë ka kontaktuar përmes telefonit, personin (palën e dëmtuar (B.Sh. 26 vjeçar), i cili në deklarimet e tij ka thënë se ka qenë vetëm një mosmarrëveshje e vogël dhe se nuk dëshiron të vijë në stacion për të denoncuar rast ndaj personit A.J. (dhëndrit të tij). Referuar procedurave pasi nuk ka pasur elemente për te hapur rast, personi A.J. është udhëzuar që për rastet e kërcënimeve të mëhershme nga miku i tij, me që mesazhet vinin nga Austria, t’i paraqesë në stacionin policor “Veriu” Prishtinë, në zonën e banimit të tij, për ndërmarrje të veprime të mëtutjeshme policore.
Personi A.J. rreth orës 03:30 është paraqitur në stacionin policor Veri , për të deklaruar lidhur me pretendime te tij për mesazhet kërcënuese, që i kishte pranuar përmes telefonit nga miku i tij i cili gjendej në Austri.
Me që këto mesazhe kërcënuese kanë qenë indirekte, (pasi të njëjtat ishin dërguar në telefonin e bashkëshortes se tij, nga i njëjti është kërkuar që të ftohet bashkëshortja për ti sjellë mesazhet kërcënuese dhe për të deklaruar lidhur me rastin.
Sipas udhëzimeve të dhëna personi A.J. pasi gjatë kësaj kohe sipas tij ka qenë në orarin e punës, ka kërkuar nga policia për ta lënë një takim te radhës në po të njëjtin stacion, në po të njëjtën ditë rreth orës 07:00, ku do të sillte mesazhet dhe personin tjetër (bashkëshorten) për të dhënë deklaratë dhe për të hapur rastin.
Zyrtarët kompetentë të PK-së i kanë dhënë udhëzimet dhe sugjerimet e duhura konform autorizimeve dhe procedurave te parapara ligjore, që i njëjti sipas kërkesës së tij të paraqitet në stacionin policor së bashku me bashkëshorten e tij, në mënyrë që të ndërmerren me kohë të gjitha veprimet policore sipas dispozitave të parapara ligjore, mirëpo i njëjti nuk është paraqitur fare në kohën e kërkuar nga vetë ai.
Vlen të potencohet se për të gjitha veprimet policore, duke filluar nga kontakti i komunikimit të parë të personit A.J. përmes linjës emergjente 192 me zyrtarët kompetentë policorë, Policia e Kosovës i posedon audio-incizimet, e po ashtu edhe të gjitha raportet zyrtare rreth këtij rasti.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe parandalimit të të gjitha rasteve kriminale, dhe në të gjitha rastet ku mund të paraqitet ndonjë lëshim eventual nga kompetentet ndërmerr masat e parapara sipas dispozitave ligjore.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje