Kosova
Policia sqaron arrestimin e personit të gabuar për therjen në Ferizaj, i dyshuari kryesor u dorëzua të martën
Policia ka dhënë detaje lidhur me arrestimin, e më pas lirimin e një personi për rastin e therjes me thikë të katër personave të hënën në Ferizaj.
Policia thotë se personi që është arrestuar fillimisht i përshtatej profilit të personit që kërkohej si i dyshuar.
“Nga terreni janë siguruar videoincizimet nga kamerat e sigurisë dhe fillimisht është dyshuar se ky ishte i dyshuari i kësaj ngjarje, sepse veshja, mbathja, flokët dhe mjekra përputheshin dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, deri në sqarimin e plotë të rastit dhe hetimeve të mëtejme”, thuhet në komunikatë.
Tutje bëhet e ditur se pas lajmërimit në polici nga i dyshuari për kryerjen e veprës penale, i arrestuari i parë është liruar.
“Hetuesit rajonalë kanë vazhduar punën e tyre në identifikimin edhe të personave të tjerë të mundshëm, të përfshirë në këtë rast, për derisa më 12.11.2024, rreth orës 03:00 të mëngjesit një person tjetër me inicialet F. I (M/K) i moshës 62 vjeçar nga Ferizaj është lajmëruar në polici, i cili është i dyshuar në rastin vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj. Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari i parë E.S. është liruar, ndërsa i dyshuari me inicialet F.I. është ndaluar në mbajtje për 48 orë procedura të tjera hetimore”, ka bërë të ditur më tej policia.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Vendpushimet e skive zvicerane regjistrojnë numër rekord vizitorësh Dielli dhe bora e freskët tërhoqën tifozë të shumtë të sporteve dimërore në vendpushimet e skive...
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?