CH-Ballkani
Policia shqiptare ndihmon pushuesin nga Kosova
“Policia i jep ndihmë një shtetasi nga Kosova i cili udhëtonte së bashku me familjen e tij për pushime në Shqipëri dhe gjatë rrugës nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe ka kërkuar ndihmën e policisë.”, thuhet në njoftimin e Policisë
Në Shqipëri një numër i madh i turistëve nga Kosova po gjenden në pushime. Në Rrugën e Kombit janë duke patrulluar policia shqiptare dhe e ajo e Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Ata patrullojnë së bashku duke pasur bashkëpunim të mirëfilltë, derisa kanë ndihmuar një pushues nga Kosova, i cili kishte nevojë për ndihmë.
“Policia Shqiptare dhe ajo Kosovare në ndihmë të qytetarëve në nevojë.
Policia i jep ndihmë një shtetasi nga Kosova i cili udhëtonte së bashku me familjen e tij për pushime në Shqipëri dhe gjatë rrugës nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë. Policia menjëherë ka njoftuar autoambulancën duke i ardhur në ndihmë qytetarit nga Kosova”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Punonjësit e Policisë Shqiptare dhe Kosovare kanë shoqëruar autoambulancën si dhe automjetin me gjithë familjarët e të sëmurit për në spitalin e Lezhës”, thuhet më tutje.
“Shtetasi nga Kosova pas marrjes së ndihmës mjekësore, ka vijuar rrugën për në destinacionin ku do të kalonte pushimet së bashku me familjen e tij.
Ai ka falënderuar përzemërsisht Policinë Shqiptare dhe atë të Kosovës për ndihmën e dhënë atij dhe familjes së tij, i cili ka theksuar se ky bashkëpunim mes dy Policive është më shumë siguri për drejtuesit e automjeteve, shërbim më i kulturuar, çka rrit më shumë besimin e qytetarëve tek dy Policitë”, përfundon njoftimin.
https://web.facebook.com/1502420603377639/videos/2022202331399461/
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Një termocentral i ri bërthamor do të testohet dy vjetët e ardhshme Instituti Paul Scherrer (PSI) dhe kompania daneze Copenhagen Atomics duan të testojnë një reaktor të ri...
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?