Lajme
Policia gjermane shpëton këlyshët e importuar ilegalisht nga Kosova
Të dyshuarit 32, 36 dhe 39-vjeçarë tashmë po përballen me procedim penal për shkelje të ligjit për mirëqenien e kafshëve
Zyrtarët policorë kanë shpëtuar tre këlyshë nga duart e tregtarëve të dyshuar të paligjshëm të kafshëve shtëpiake, transmeton albinfo.ch. Kjo ka ndodhur të premten në mbrëmje.
Një dëshmitar vigjilent kishte kontaktuar më parë me policinë pasi një qenush të kequshqyer rëndë dikush e kishte dorëzuar në mënyrë anonime në një ordinancë veterinare dhe duhej të eutanizohej (mbytej) menjëherë.
Pas indikacioneve për këlyshë të tjerë, shërbimet e urgjencës ishin në gjendje të përcaktonin shpejt vendndodhjen e mundshme, në Coerde, shkruan allesmuenster.de. Në të njëjtën kohë, një qytetar ka lajmëruar policinë dhe ka deklaruar se në po këtë lagje disa persona po debatonin për tregti të paligjshme të kafshëve.
Menjëherë pas kësaj, policët shkuan në vendin e ngjarjes: Ata takuan dy persona, secili duke mbajtur një qenush në krahë, një qenush tjetër po lehte, i mbyllur në një makinë. Hetimet e mëvonshme zbuluan se vëllai i dy personave të përmendur disa ditë më parë kishte importuar shtatë këlyshë nga Kosova.
Në banesën e të dyshuarit, policët gjetën dëshmi se mungonin kushtet për të siguruar mirëqenien e kafshëve, përcjell albinfo.ch. Ata i çuan këlyshët në komisariat, i ushqyen dhe u bënë atyre një kënd komod në hapësirat e paraburgimit.
Megjithatë, këlyshët nuk kaluan gjithë natën në polici, pasi pavarësisht se ishte vonë, punonjësit e një strehimoreje për kafshët ishin ende në dispozicion dhe i morën kafshët. Hetimet janë në vazhdim.
Të dyshuarit 32, 36 dhe 39-vjeçarë tashmë po përballen me procedim penal për shkelje të ligjit për mirëqenien e kafshëve.
(Foto: Polizei Münster)
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve