Bota
Policia ruse bastis zyrat e opozitës
Hetuesit rusë i kanë bastisur shumë zyra të opozitës në mbarë vendin. Ky veprim po shihet si përpjekje e pushtetit për ta rritur presionin ndaj kritikuesit kryesor të qeverisë, Alexei Navalny, dhe aleatëve të tij.
Këto bastisje, për të cilat hetuesit thanë se janë të lidhura me dyshimet për krime financiare, erdhën pas veprimeve të ngjashme të muajit të kaluar dhe më pak se një javë pasi Fondacioni Kundër Korrupsionit e shpalli kryeopozitarin si agjent të huaj.
Liderët opozitarë i kanë dënuar këto veprime si përpjekje për t’i frikësuar ata pas një vere të mbushur me protesta dhe humbjeve të konsiderueshme të partisë në pushtet në Këshillin e qytetit të Moskës në shtator.
Komiteti Hetues i Rusisë tha përmes një deklarate se bastisjet janë kryer në zyrat e partisë opozitare në 30 rajone të ndryshme si dhe në banesat e punëtorëve rajonalë të këtij grupi, përcjell albinfo.ch.
Navalny, grupi i të cilit shpesh publikon hulumtime për zyrtarët e lartë shtetërorë, tha përmes rrjetit Twitter se bastisjet kanë filluar në orën gjashtë të mëngjesit. “Sistemi i sundimit të ligjit po i bën të gjitha përpjekjet që t’i mbrojë zyrtarët e korruptuar dhe ata që marrin ryshfet”, shkroi ai.
E-Diaspora
-
Kaq mërgimtarë u regjistruan deri më 9 maj Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, u shpreh...
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
-
Heidi Heiz: Ndërtuese e urave në arsim – Nga asistentja, në menaxhimin e shkollës
-
“FjalaFest”, festivali i letërsisë shqipe në Milano
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA
Jeta në Zvicër
-
Kujdes nga mashtrimi i ri SwissPass në Zvicër SwissPass Alliance, një grup ombrellë për kompanitë e transportit publik, ka rënë viktimë e disa mashtruesve,...
-
Ky rajon në Zvicër pritet të marrë emër të ri
-
Heidi Heiz: Ndërtuese e urave në arsim – Nga asistentja, në menaxhimin e shkollës
-
Nemo performoi për Zvicrën në Eurovision
-
A mund të bëhen gratë pjesë e Gardës Zvicerane?