Lajme
Policia plagos rëndë personin që kishte qëlluar të shoqen me armë
Ndërhyrja e policëve ka ndodhur pasi që ata ishin njoftuar për një zënkë në mes të një çifti në katin e tretë të një ndërtese
Në mëngjesin e të hënës (sot) në Carouge të Gjenevës një person ka qëlluar me armë zjarri mbi gruan e tij, duke i shkaktuar plagë në krah. Policia e njoftuar për rastin, ka qëlluar me armë në kokë dorasin, duke i shkaktuar plagë me rrezik për jetën, shkruan “Tribune de Geneve”.
Ndërhyrja e policëve ka ndodhur pasi që ata ishin njoftuar për një zënkë në mes të një çifti në katin e tretë të një ndërtese në këtë lokalitet në periferi të Gjenevë, transmeton albinfo.ch.
Policët kanë thyer derën e banesës për të hyrë brenda. Pas hyrjes, kanë ndodhur të shtënat. Një fqinj ka njoftuar se ka dëgjuar dy të shtëna dhe klithma të një gruaje që kërkonte ndihmë, në banesën e përmendur.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva, R.Th., i cili vdiq si pasojë e...
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet ligjore nga 1 dhjetori në Zvicër Do të ketë disa ndryshime ligjore nga 1 dhjetori në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Kryesorja do të...
-
Zvicër: Shpresat për marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA-në
-
Mocion: Sa politikanë nga Cyrihu jetojnë në banesa publike të subvencionuara
-
Projekti për zgjerimin e autostradave zvicerane, 5 miliardë franga
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut