Uncategorized
Policia përfundon pengmarrjen, së paku një peng i vrarë
Policia, në përpjekje për të shpëtuar personat e marrë peng (katër deri 6 sish) në kishë, ka vrarë pengmarrësit.
Së paku një person ka vdekur në pengmarrjen që ka ndodhur sot në mëngjes në Normandi të Francë. Siç bën të ditur agjencia e lajmeve AFP, duke iu referuar burimeve policore, me këtë rast janë vrarë edhe të dy personat që po i mbanin pengjet në një kishë të qytetit Saint-Etienne-du-Rouvray.
Policia, në përpjekje për të shpëtuar personat e marrë peng (katër deri 6 sish) në kishë, ka vrarë pengmarrësit.
Sipas mediave vendore, në mesin e pengjeve ishin edhe një prift dhe një murgeshë. Mediat njoftojnë se i vrari mund të jetë prifti, të cilin pengmarrësit e kanë mbytur duke e therur në qafë.
Ende nuk bëhen të ditura motivet e pengmarrjes.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim