Kosova
Policia në Prishtinë sekuestron 113 kg heroinë, gjendet një person i vdekur
Policia e Kosovës njofton se ka një fletarrestim për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili është duke u hetuar në rastin e vrasjes së liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviqit. Lajmin për këtë e ka konfirmuar drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në një konferencë për media, ku u fol për sukseset e Policisë së Kosovës në planet operative për vitin 2018.
Policia e Kosovës ka dhënë edhe detaje për rastin e konfiskimit të 113 kilogramëve heroinë dhe arrestimin e 4 personave për këtë rast. Drejtor i Departamentit për Hetime në Policinë e Kosovës, Riza Shillova, tha se Policia qe një kohë të gjatë ka qenë duke e hetuar këtë grup, shkruan albinfo.ch
Ai gjithashtu ka sqaruar se sasia e narkotikëve është gjetur në vendin ku policia e ka gjetur edhe një trup të pajetë. “Katër të arrestuarit janë shtetas të Shqipërisë dhe sa i përket luftës ndaj narkotikëve, kërkoj gjithashtu ndihmën e shteteve fqinje, pasi është një problem global. Detaje të tjera për rastin nuk mund të zbuloj”, ka thënë Shillova.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch