Kosova

Policia në Kosovë arreston katër persona për trafikim të qelizave

Policia njofton se ka arrestuar katër persona në një klinikë private në rajonin e Prishtinës, si të dyshuar për veprën penale ‘transplantim i kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore’ dhe ‘bashkëkryerje”.

Sipas Policë, ky operacion është realizuar në bashkëpunim me inspektorët shëndetësorë.

“Gjatë këtij operacioni policor si prova materiale nga Inspektorati Shëndetësor janë sekuestruar: kopje të dosjeve mjekësore, libra-fletore me shënime dhe dokumente të tjera të ndryshme, transmeton albinfo.ch.

Tre të dyshuarve, me urdhër të prokurorit, iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt”’, thuhet në komunikatë.