Kosova

Policia në Kosovë arreston 5 persona, shisnin lëndë narkotike

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar per persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale ,,Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”, e po ashtu ka sekuestruar sasi lëndësh që dyshohet të jenë marihuanë.

Policia thotë se kanë punuar rreth tre muaj kundër këtij grupi, ndërsa ata janë kapur deri sa po udhëtonin me veturë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

“Në konsultim me prokurorin kujdestar dhe me urdhër verbal të GJPP-së është bërë kontrollimi i shtëpisë se të dyshuarit F.R. dhe në banesën e personave të dyshuar, ku janë gjetur: 14 paketime me të mëdha me marihuanë me peshe 718.1 gramë, një paketim me marihuanë  peshë 1006 gram , 1 paketim me marihuanë me peshë prej 503.4 grame si dhe 153 qese te vogla te mbushura me narkotike te llojit marihuanë të gatshme për shitje me peshë prej 234.8 gram, dy peshore elektronike, rreth 200 qese të zbrazura sikur ato te cilat janë paketuar narkotiket për shitje, pasaporta e personit të dyshuar shtetas i Shqipërisë  si dhe një fletore me shënime për shitje të narkotikeve. Të gjitha këto dhe vetura e të dyshuarave janë konfiskuar”, thuhet në njoftimin.