Kosova

Policia në Gjilan, shton aktivitetet policor, gjobit  2991 persona për një muaj

Pas aksidenteve të shumta dhe thyerjet e rregullave të komunikacionit, policia në Gjilan ka shtuar masat.

Policia e Rajonit të Gjilanit, ka njoftuar se vetëm muajin e kaluar me anë të aktiviteteve të shtuara në trafik, e njëjta ka gjobitur 2991 pjesëmarrës të trafikut për shkelje të rregullave.

“Tiketa të shqiptuara për persona fizik deri në 500€, gjithësejt 2809, tiketa të shqiptuara për persona juridik deri në 1000€, gjithësejt 5, tiketa të shqiptuara për gjykatë gjithësejt 177, total tiketa gjobitëse 2991”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas tyre, kundërshtimet e pranuara dhe procedura në komisionin për vendosje renditen si më poshtë:

Numri I tiketave gjobitëse që janë paraparë një pikë negative gjithësejt 6,

Numri I tiketave gjobitëse që janë paraparë dy pikë negative gjithësejt 22,

Numri I tiketave gjobitëse që janë paraparë tri pikë negative gjithësejt 1,

Numri I tiketave gjobitëse që janë paraparë pikë negative gjithësejt 29,

Ndalimi i drejtimit të mjetit(konfiskimi i përkohëshëm) 31 gjoba,

Ndalimi i drejtimit të mjetit për tre muaj 23 gjoba,

Ndalimi i drejtimit të mjetit prej tre deri në gjashtë muaj 3,

Ndalimi i drejtimit të mjetit gjashtë muaj 5 gjoba.

Po ashtu policia vazhdimisht po apelon tek vozitësit të jenë të përmbajtur në komunikacion.

“Për arsye perventive që të mos kem aksidente apo të ketë sa më pak të jet e mundur Policia e Kosovës është e përkushtuar dhe ka shtuar gadishmërin për parandalimin dhe zvoglimin e aksidenteve. Zero tolerancë do të keë për të gjithë ata vaozitëds që takohen duke i thyer normat dhe rregullat ligjore”, thotë tutje policia.