Lajme
Policia në “gjah” për aktivistët e Vetëvendosjes
Policia e Kosovës sot në mëngjes ka arrestuar drejtorin e Drejtorisë së Inspeksionit të Komunës së Prishtinës, Xhelal Sveçlën dhe ka ekstraduar në Shqipëri, Boiken Abazin
Policia e Kosovës është vënë në “gjah” ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë më të madhe opozitare, duke arrestuar disa prej tyre e madje disa të tjerë i ka dërguar në Gjykatë. Sot në mëngjes ka arrestuar drejtorin e Drejtorisë së Inspeksionit të Komunës së Prishtinës, Xhelal Sveçla, ndërsa më vonë ka arrestuar dhe ekstraduar në Shqipëri, sekretarin e Marrëdhënieve me Jashtë të LVV, Boiken Abazin.
Ndërsa gjatë ditës në Gjykatën Themelore të Prishtinës janë paraqitur disa aktivist të Vetëvendosjes, përfshirë edhe sekretarin Organizativ, Dardan Molliqaj, shefin e grupit parlamentar të LVV-së në Kuvend, Glauk Konjufca dhe aktivistin Frashër Krasniqi. Këta të fundit u liruan nga arrestimi shtiak.
Lidhu me këto arrestime ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, duke i quajtur politike dhe të dirigjuara nga pushteti. “Kjo Qeveri kriminale me çdo kusht po mundohet ta shtypë rezistencën popullore, ashtu që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë dhe t’i falë tokë Malit të Zi”, thotë Vetëvendosjes.
Sipas Vetëvendosje, Prokuroria kosovare ka të deponuara mbi 80 dosje për korrupsion që lidhen me ish qeverisjen komunale të Isa Mustafës, por po merret me Vetëvendosjen. “Arrestimi i Sveçlës është tentim për ta penguar punën e tij si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror, në mënyrë që t’i hapet rrugë krimit të organiz uar e korrupsionit që udhëhiqet nga eksponentë të LDK-së dhe PDK-së”, thuhet në këtë njoftimin e kësaj partie.
Ndërsa sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Boiken Abazin, pasi që është arrestuar me vendim të Qeverisë është ekstraduar për në Shqipëri, pasi që ka nënshtetësi shqiptare. Abazi është arrestuar nga policia civile, në një lokal afër selisë së Vetëvendosje. Kjo e fundit këtë arrestim e konsideron kidnapim.
“Këto arrestime të cilat më shumë i ngjajnë kidnapimeve janë pjesë e një fushate të koordinuar të pushtetit për të mbjellë terror e frikë në popull, e sidomos tek mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe për të ndalur aktivitetin e subjektit më të madh opozitar. Policia është kthyer tërësisht në mjet të regjimit. Policët po zbatojnë urdhra të padrejta, e sot nuk janë më shërbëtorë të ligjit, por shërbëtorë të forcës”, thuhet në reagimin e LVV-së.
Sipas njoftimi, Abazi është dërguar me shoqërim të policisë në zonën neutrale mes Kosovës e Shqipërisë. “Atë nuk e kanë lejuar të marrë as veshjet e as dokumentet e gjësendet personale. Pra, Boiken Abazi është trajtuar si person i rrezikshëm, edhe pse askund në vendim nuk shkruhet se ai është person i rrezikshëm e se duhet trajtuar si i tillë”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Ndërkaq, të akuzuarit për rastin e rrokullisjes së veturave të EULEX-it që kanë qenë në paraburgim janë liruar nga kjo masë. Ky vendim ka ardhur pasi që të akuzuarit Dardan Molliqaj, Glauk Konjufca, Frashër Krasniqi dhe disa të akuzuar tjerë deri tani gjendeshin në paraburgim.
Për këtë rast që ka ndodhur në vitin 2009 akuzohen 13 persona ku në mesin e tyre është edhe Xhelal Sveçla, i cili sot është arrestuar për shkak se nuk kishte shkuar asnjëherë në Gjykatë. Sveçla është është arrestuar në zyrën e tij në komunën e Prishtinë, sot në mëngjes.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
A janë zviceranët dorështrënguar? Pavarësisht pasurisë së saj, Zvicra renditet vetëm e 65-ta në donacione dhe vullnetarizëm, me përqindje larg...
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind