Lajme
Policia e Zvicrës ndalon ekstremistin e djathtë nga Austria
Janë regjistruar të dhënat personale të Sellnerit, aktivist i "Lëvizjes Identitare" ekstremiste dhe është lëshuar një urdhër dëbimi ndaj tij
Martin Sellner konsiderohet si një organizator me ndikim i “Lëvizjes Identitare” ekstremiste të krahut të djathtë, nga Austria. Ai ka udhëtuar drejt Zvicrës për një event, transmeton albinfo.ch. Por Policia Kantonale ndërhyri në Tegerfelden, duke ndaluar folësin e diskutueshëm dhe penguar paraqitjen e tij.
Siç ka konfirmuar policia kantonale e Aargaut për SRF, janë regjistruar të dhënat personale të Sellner-it dhe është lëshuar një urdhër dëbimi ndaj tij. Sipas një zëdhënëseje të policisë, pronari i lokalit i ka ndaluar të shtunën organizatorët që ta përdorin lokalin e tij. Ai më pas ka kontaktuar policinë kantonale.
Policia pastaj nga ana e saj më ka informuar organizatorët se, për të mbrojtur interesin publik, nuk do të tolerohej paraqitja e Sellner-it. Sipas zëdhënëses së policisë, në vendngjarje ka pasur edhe kundërshtarë politikë të Sellnerit. Situata në vendngjarje aktualisht është e qetë.
Afera për “takime sekrete” me AFD-në
Që më parë kishte pasur rezistencë kundër mbajtjes së ligjëratës së planifikuar nga ekstremisti austriak. Sipas gazetës NZZ, Policia Kantonale e Cyrihut kërkoi që Qeveria Federale të vendoste një ndalim hyrje për Sellnerin sepse fillimisht supozohej se ai do të shfaqej në kantonin e Cyrihut, përcjell albinfo.ch. Zyra Federale e Policisë, Fedpol është përgjegjëse për ndalimin e hyrjes. Sipas NZZ, nuk dihet nëse atij i është shqiptuar një ndalesë e tillë.
Në janar, në një takim të mbajtur në Potsdam të Gjermanisë Martin Sellner thuhet se ka propaganduar deportimin masiv të të huajve nga Gjermania. Këtë e ka bërë para anëtarëve të partive AfD dhe CDU. Ky takim u bë publik përmes punës së një rrjeti kërkimor.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit Prof. Dr. Florim Cuculi është mjek kryesor për kardiologji dhe drejtor menaxhues i Qendrës Kardio në...
-
Jobsmentor.eu, platforma inovative që ndërton ura karriere mes Europës Lindore dhe Perëndimore
-
Fehmi Fetahi: Bashkatdhetarë, ejani dhe investoni në Kosovë, nuk ka më mirë se në vendin tuaj
-
Pse liderët nga Kosova po organizojnë kaq shumë tubime me diasporën?
-
Hamza nesër tubim në Zvicër: Pa diasporën, Kosova nuk do të ishte këtu ku është
Jeta në Zvicër
-
Po sikur fshati Brienz të evakuohej përgjithmonë? Derisa banorët janë të detyruar të lënë shtëpitë e tyre përsëri për shkak të kërcënimit të...
-
A do ta zbatojë Zvicra paktin evropian të migracionit?
-
Zvicër: Synohet shndërrimi i zyrave bosh në apartamente për të luftuar mungesën e banesave
-
Pse zviceranët po i tërheqin të gjitha kursimet e tyre pensionale
-
Klasa politike zvicerane, e ndarë për reformën e paktit të azilit në BE