Shqipëria

 Policia merr kontrollin në aeroportin e Tiranës

Policia në Shqipëri njofton se ka rimarrë kontrollin në sallën e monitorimit të kamerave të sigurisë të aeroportit të Rinasit pas grabitjes së miliona eurove më 9 prill të këtij viti.

Pas ngjarjes së rëndë, si pjesë e planit emergjent të sigurisë është vendosja e një polici në sallën që më parë kontrollohej nga koncesionari për të shmangur vonesat në njoftimin e çdo rasti të cenimit të sigurisë.

Një masë tjetër që pritet të merret është edhe shtimi i personelit të komisariatit të Rinasit. Polici tash do të ndjekë në kohë reale situatën në aeroport dhe për çdo anomali njofton menjëherë eprorët e tij duke shmangur kështu vonesat në komunikim.

Kjo duket të jetë një nga masat emergjente pas vendosjes së grupeve të policisë në pjesën e brendshme të pistës, ndërkohë që një plan afatgjatë është rritja e numrit të pjesëtarëve të policisë që do të jenë pjesë e s aeroportit. Ministri i Brendshëm ka akuzuar që vjedhja e datës 9 prill është njoftuar 5 minuta e 20 sekonda me vonesë nga kocesionari.