Integrimi
Policia kërkon të punësojë migrantë
Ruajtësit e rendit në Renaninë Veriore- Vestfalinë në Gjermani kanë mungesë të policëve. Angazhimi i më shumë migrantëve mund ta zgjidhte problemin në Gjermani
„Kudo kemi mungesa. Në shërbimin e përditshëm, në përpunimin e lëndës ose në parandalimin e kriminalitetit,” lëshon alarimin kryetari i sindikatës të landit të Renanisë Veriore- Vestfalisë të Sindikatës së Policisë Gjermane, Erich Rettinghaus.
Rreth 40 përqind e punonjësve të policisë në Renani Veriore- Vestfali të Gjermanisë janë më të moshuar se 50 vjeç. Në rastin e angazhimeve që kanë nevojë për shumë personel, si për shembull për të luftuar grabitjet e banesave nga banda evropianolindore – ndihet veçanërisht mungesa e policëve.
Së fundi policia u përpoq të rekrutonte punonjës të rinj duke transmetuar video me muzikë rap.
Në faqen e saj të internetit policia i drejtohet veçanërisht të rinjve me origjinë migranti. “Është e vështirë që të gjesh aplikantë të përshtatshëm në këtë fushë”, thotë Rettingshaus.
Vitin e kaluar, në të gjitha landin pati 1757 aplikantë me origjinë migranti. Por vetëm 161 qe e mundur të merreshin në punë – të tjerët nuk i plotësonin kushtet për punësim.
Edhe në Köln bëhen përpjekje intensive, për të fituar të rinj me origjinë migranti për profesionin e policit, thotë presidenti i policisë, Wolfgang Albers.
“Unë jam i gëzuar që kemi kolegë dhe kolege me origjinë migranti”.
Kjo është e rëndësishme, që të rinjtë në ambjentet e migrantëve të përgatiten për një perspektivë profesionale në radhët e policisë.
Një ofensivë publicitare te migrantët mund ta shtonte numrin e aplikantëve.
“Ne kemi një shoqëri multitetnike dhe jemi ndërkohë një vend ku migrojnë shumë vetë nga shumë kultura. Kjo pasqyrohet edhe në punën e policisë.”, tha Erich Rettingshaus.
Në shërbimin e përditshëm dëshirohet dhe duhet të përvetësohen kompetencat ndërkultuturore, për t’i kryer më me sukses misionet.
Përmes numrit më të madh të migrantëve në radhët e saj, policia shpreson që të ketë edhe një shkallë më të lartë pranimi në lagjet me më shumë migrantë.
Sepse në këto lagje situatat shpesh shkallëzohen, edhe sepse të rinjtë i respektojnë pak policët.
/dw/
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim