Kuriozitete
Policia italiane kthen këlyshët e vjedhur
Policia italiane këtë javë ka dëshmuar se askush nuk mund t’i ikë dorës së gjatë të ligjit, kur ka ribashkuar 6 këlyshë të vjedhur me nënën e tyre.
Policia arrestoi një 26-vjeçar, i cili vodhi këlyshët nga shtëpia e një gruaje në qytetin sicilian, Ragusa, përcjell albinfo.ch.
Të mërkurën, gruaja e paraqiti vjedhjen në polici dhe tha se 6 këlyshët e lindur vetëm pak javë më parë i janë vjedhur. Një ditë më pas, policia bastisi banesën e të dyshuarit për vjedhje, i cili njihej për vepra kriminale dhe të cilin e njihte edhe gruaja që e paraqiti rastin, meqë i njëjti e kishte blerë një këlysh nga ajo para disa muajsh.
Hajduti mohoi se i kishte marrë këlyshët, por lehja e tyre e tradhtoi. Policia bastisi dhomën në banesë dhe i gjeti 6 këlyshët në një shportë. Këlyshët iu kthyen nënës e pronares.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind