Uncategorized

Policia italiane gjen shqiptarin të fshehur nën batanije

Në ato moment policia dëgjoi një zë nga pjesa tjetër e banesës dhe pas kontrollit ajo gjeti shqiptarin të fshehur nën batanije

Të premten policia e qytetit të Bozenit të Italisë, (Tiroli jugor) ka arrestuar një refugjat nga Shqipëria. Ai ishte fshehur në banesën e tij.

Kundër 37 vjeçarit ishte ngritur një urdhër arresti për vuajtjen e dënimit  me burg prej 9 muaj dhe 15 ditësh. Deliktet ei tij ishin: dhuna, kërcënimi si dhe prodhimi dhe shitja e drogës, shkruan stol.it, përcjell “albinfo.ch”.

Policia e qytetit të Bozenit kishte shkuar të premten në mëngjes rreth orës 7.30 në banesën, ku shqiptari banonte. Bashkëshortja e tij hap derën dhe sheh zyrtarët policorë. Ajo u thotë policisë se bashkëshorti i saj prej muajsh nuk jeton në qytet.

Në ato moment policia dëgjoi një zë nga pjesa tjetër e banesës dhe kërkoi leje nga bashkëshortja e shqiptarit që të bëjë një kontroll të vogël në banesë.

Pas kontrollit, policia gjeti shqiptarin të fshehur nën batanije. Ai u arrestua dhe u dërgua në burgun e Bozenit.