Shqipëria
Policia italiane arreston 3 shqiptarë pasi shkatërroi rrjetin e kokainës

Një hetim i rëndësishëm i koordinuar nga Policia e Bolonjës dhe Modenës ka çuar në identifikimin dhe shkatërrimin e një trafiku të madh droge, i destinuar për rajonin e Emilia-Romanjës dhe për Italinë në përgjithësi, me një vlerë prej disa milionë eurosh.
Kjo ishte një mega-operacion antidrogë, gjatë të cilit u sekuestruan 172 kilogramë kokainë, me një vlerë mbi 25 milionë euro, dhe u arrestuan tre persona.
Bashkëpunimi midis Skuadrës së Lëvizshme të Policisë së Bolonjës dhe Modenës, së bashku me Policinë Shqiptare, bëri të mundur identifikimin e tre shtetasve shqiptarë, nga të cilët dy janë vëlla e motër, përkatësisht 28 dhe 21 vjeç, dhe i treti 43 vjeç. Të tre ishin të pa dënuar më parë.
Hetimet zbuluan se një makinë Renault Captur kishte mbërritur nga Shqipëria me dy vëllezërit në bord. Dyshohet se ata kishin planifikuar një takim me një korrier për të përfunduar një shit-blerje të madhe kokaine, e cila ishte e destinuar për tregun e Emilia-Romanjës dhe të Italisë.
Droga u gjet brenda një kamioni, e fshehur në një hapësirë poshtë dhe brenda pllakave druri, dhe kriminelët u arrestuan në afërsi të një zone industriale në Rubiera, në provincën e Reggio Emilia./euronews
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë moti do të mbajë në Zvicër gjatë Pashkëve? Me shumë diell dhe temperatura të buta, Zvicra po shfaq anën e saj pranverore – por...
-
Zvicra shënon rritje të popullsisë përkundër rënies së imigrimit dhe lindshmërisë
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët