Lajme
Policia i gjen 1.6 kg kokainë në banesë, arrestohet kosovari 37 vjeçar
Pas kryerjes së një patrullimi nga policia, prokuroria publike urdhëron të kontrollohen shtëpitë e tre personave, ku u gjet drogë dhe par
Një patrullë policie në Zug ndaloi një makinë në fundjavë dhe kontrolloi pasagjerët, transmeton albinfo.ch. Me atë rast policët gjetën rreth 40 gramë kokainë dhe disa mijëra franga. Për shkak të dyshimeve për trafik droge, prokuroria publike në kantonin e Zugut urdhëroi kontrollin e banesave të personave të dyshuar.
Siç shkruan policia në një deklaratë, me atë rast janë sekuestruar edhe 1.6 kilogramë kokainë dhe disa mijëra franga para të gatshme.
Makina u vu re nga një patrullë policie në zonën Walterswil të dielën në orën 3 të mëngjesit, shkruan tagblatt.ch. Për shkak se makina po udhëtonte ngadalë dhe në mënyrë të pasigurt, policia vendosi të ndalojë atë dhe të kontrollojë tre pasagjerët.
Me atë rast policët zbuluan se ndaj shoferit, 37-vjeçar kosovar, ishte shpallur fletarrest për shkak të gjobave të papaguara, përcjell albinfo.ch. Ai, gjatë marrjes në pyetje gjithashtu deklaroi se kishte konsumuar kokainë dhe alkool gjatë mbrëmjes.
Gjatë kontrollit, shoferit dhe pasagjeres, një 30-vjeçare rumune iu gjetën rreth 40 gramë kokainë, para në dorë dhe sprej piper. Një shumë e madhe parash mbante edhe një shoqëruese tjetër, një sllovene 20-vjeçare. Më pas tre personat u arrestuan dhe u kryen kontrolle në shtëpitë e tyre.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor