Lajme
Policia gjermane lëshon komunikatën e tretë pas të shtënave në Bielefeld

Në natën mes të mërkurës e të enjtes, policia gjermane ka lëshuar komunikatën e radhës, të tretën, pas të shtënave në afërsi të gjykatës në Bielefeld.
Sipas komunikatës, hetimet po vazhdojnë ndërsa ende nuk është përcaktuar se sa persona janë të dyshimtë.
“Të gjithë të katër të lënduarit janë në spital për trajtim. Ndryshe nga raportimet e mediave, asnjëri prej të lënduarve nuk ka vdekur. Gjendja e të plagosurve momentalisht është stabile. Hetimet në vendin e krimit janë kompletuar, kështu që masat e rrethimit kanë përfunduar”, shkruan në komunikatë.
Media të shumta gjermane, duke u thirrur në burimet e reporterit të WDR, shkruan të mërkurën se njëri prej të plagosurve ka vdekur.
Të shtënat ndodhën të mërkurën në mesditë pas përfundimit të seancës së gjykimit për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani.
Dyshohet se të shtënat kanë të bëjnë me këtë rast. Dy prej të plagosurve janë babai dhe vëllaii personit që po gjykohet për vrasjen e Nimanit, Huseyin Akkurt. Nimani ishte vrarë më 9 mars të vitit të kaluar, ndërsa i dyshuari tjetër, Aymand Dawoud Kirit është ende në arrati. Dy kurdët kishin shkrepur 16 plumba në drejtim të boksierit shqiptar, një vit më parë në Bielefeld.
Dy të dyshuar për të shtënat e së mërkurës janë arrestuar. Një person i tretë është duke u kërkuar si i dyshimtë, ndërsa WDR njofton se ai planifikon të dorëzohet tek autoritetet në ditët në vijim.
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë moti do të mbajë në Zvicër gjatë Pashkëve? Me shumë diell dhe temperatura të buta, Zvicra po shfaq anën e saj pranverore – por...
-
Zvicra shënon rritje të popullsisë përkundër rënies së imigrimit dhe lindshmërisë
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët