Lajme

Policia gjermane arreston të dyshuarin në lidhje me sulmin në Solingen

Në lidhje me sulmin me thikë në qytetin gjerman të Solingenit që la tre të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur, policia ka arrestuar një person në një shtëpi refugjatësh të këtij qyteti

Pas sulmit në një festival të qytetit në Solingen, policia gjermane arrestoi një të dyshuar për terrorizëm në një shtëpi azili të shtunën në mbrëmje. Aktualisht po shqyrtohet nëse personi është terroristi i dyshuar i IS.

Sipas “Bild”, një qen nuhatës i policisë i ka çuar hetuesit direkt nga ku u gjet thika në shtëpinë e azilit. Njësia speciale e SEK-ut më pas rrethoi ndërtesën dhe më në fund e arrestoi atë, transmeton albinfo.ch

Sipas informacioneve të Bild, i arrestuari është shtetas sirian dhe tanimë policia kërkon të vërtetoj, nëse ai është përgjegjës për sulmin me thikë, përcjell albinfo.ch

Më herët ishte arrestuar edhe një 15 vjeçar i cili sipas policisë gjermane mund të ketë qenë në kontakt me autorin e mundshëm pak para krimit.

“Hakmarrja për Palestinën”

Tre persona u vranë në një sulm me thikë mbrëmjen e së premtes. Një autor i panjohur ka goditur rastësisht kalimtarët me thikë. Tetë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre në rrezik për jetën.

Gjatë ditës së sotme, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin me thikë në Solingen të Gjermanisë.