Lajme
Policia gjen tre të vdekur në një garazh në Uerkheim, Aargau
Është ende e paqartë gjinia dhe mosha e të ndjerëve. Mbetet gjithashtu e paqartë nëse ata jetonin në shtëpinë ku janë gjetur ose jo

Një operacion i madh policor është zhvilluar të enjten (sot) në Uerkheim të Kantonit Aargau. Tre persona janë gjetur të vdekur në një garazh, transmeton albinfo.ch. Policia ende nuk ka dhënë asnjë informacion për shkakun e vdekjes.
Megjithatë, sipas saj, në asnjë moment të operacionit të përmendur nuk ka pasur rrezik për popullatën. Janë mobilizuar edhe njësitet e zjarrfikësve. shkruan sda.ch. Nuk është inicuar ndjekje personash lidhur me rastin dhe kjo sugjeron se nuk kemi të bëjmë me deliktin e vrasjes. Nuk përjashtohet mundësia e vetëvrasjes ndonëse policia nuk e pohon as mohon këtë.
Policia ka marrë njoftimin përkatës në orën 13:30, pas të cilit dy patrulla nga policia rajonale dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje, ka thënë zëdhënësi i policisë.
Deri më tani është ende e paqartë gjinia dhe mosha e të ndjerëve, përcjell albinfo.ch. Mbetet gjithashtu e paqartë nëse personat e gjetur jetonin në shtëpinë, në garazhin e të cilit janë gjetur ose jo.
Për momentin, policia kriminale po punon për zbardhjen e shkakut të vdekjes dhe rrethanave që sollën vdekjen e tre personave.
E-Diaspora
-
Elvana ZAIMI-TUFA prezanton në Gjenevë antologjinë “Letra në nëntor” Autorja dhe përkthyesja e njohur prezanton librin “Letra në nëntor”, një antologji poetike nga e gjithë...
-
Rihapet shkolla shqipe në Gränichen, në kantonin e Argaut
-
Mbrëmje përmbyllëse e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Gjenevë
-
Valton Halimi në garë për asamblist në komunën e Gleisdorfit në Austri
-
Teatri i Kosovës po hap një kapitull të veçantë në skenën norvegjeze
Jeta në Zvicër
-
Pa makinë, fshati malor zviceran që vizitohet vetëm përmes teleferikut Konsiderohet si “udhëtimi më i pjerrët” në botë përmes teleferikut ...
-
Nestlé përballet me hetime për ujin mineral në Belgjikë
-
Qeveria zvicerane zbulon planin e ri për internet të shpejtë në të gjithë vendin
-
Pluhuri i Saharasë mbërrin në Zvicër të premten
-
Qeveria zvicerane do të dëbojë azilkërkuesit afganë të refuzuar