Bota
Francë: Policia, në ndjekje të të dyshuarit që la valixhen shpërthyese
Policia franceze është në ndjekje të një të dyshuari që la valixhen, e cila shpërtheu të premten në qytetin Lion të Francës.
Nga ky shpërthim u lënduan 13 persona, shkruan Reuters, përcjell Albinfo.ch.
I dyshuari është parë në video kamerat e sigurisë duke e lënë një thes përpara një furre buke pak para shpërthimit të ndodhur në orën 17 e 30.
Shumica e të lënduarve, sipas Reuters, janë shtruar në spital për tretman të lëndimeve, për të cilat autoritetet e sigurisë thonë se janë të lehta.
Presidenti Emmanuel Macron e cilësoi incidentin si një “sulm”.
“Unë dhe mendimet e mia janë me të lënduarit”, tha Macron.
Prokurorët e Parisit kundër terrorizmit hapën një hetim, pasi policia tha se po e trajtonin shpërthimin si një “vrasje në tentativë” dhe ministri i Brendshëm, Christophe Castaner, u drejtua për në skenë.
I dyshuari, pjesërisht i maskuar, u shfaq në kamerat e sigurisë deri sa ecte me biçikletë në vendin e ngjarjes, para se të linte një qese jashtë Brioche Doree.
Burimet e policisë e përshkruan sulmuesin e dyshuar si një mashkull evropian ose afrikano-verior, të veshur me pantallona të shkurtra, një shami të gjelbër ushtarësh apo një mbulesë koke dhe syze të errëta.
Forcat policore në gjithë Francën janë udhëzuar të rrisin sigurinë në vendet publike.
E-Diaspora
-
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër nis përgatitjet për zgjedhjen e kryesisë së re në janar 2025 Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare po hyn në një fazë të rëndësishme të organizimit të...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025? Me përfundimin e vitit 2024, në vende të ndryshme të botës planifikohen ndryshimet për vitin e...
-
Shpenzimet zvicerane për kujdesin shëndetësor – ‘mbi 100 miliardë dollarë’
-
Në Zvicrën gjermanishtfolëse ka mungesë “babadimrash”
-
Pronarët e makinave në Gjenevë, të tronditur nga rritja e taksave
-
Ndryshimet ligjore nga 1 dhjetori në Zvicër