Kosova
Policia e Kosovës trajnohet nga FBI-ja në SHBA për Hetimet Penale
Policia e Kosovës ka njoftuar se Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimin për Hetimet Penale të Departamentit të Drejtësisë, në partneritet me Policinë e Kosovës, ka mbajtur kursin Hetimet e krimeve të jakës së bardhë dhe valutave virtuale të udhëhequr dhe drejtuar nga agjentët e Byrosë Federale të Hetimeve të Shteteve të Bashkuara (FBI).
Sipas njoftimit, seanca u hap me një minutë heshtje duke shënuar Ditën e Përkujtimit të Oficerit të Paqes dhe Javën e Oficerit të Policisë, 12-18 maj, për të nderuar oficerët e rënë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që sakrifikuan jetën në krye të detyrës, transmeton albinfo.ch.
”Trajnimi, i përbërë nga 27 pjesëmarrës nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës, u fokusua në ofrimin e aftësive të avancuara dhe praktikave më të mira në hetimin dhe luftimin e krimeve të jakave të bardha, përfshirë ato që lidhen me monedhën virtuale. Certifikatat e përfundimit te trajnimit iu dorëzuan pjesëmarrësve në një ceremoni diplomimi ku morën pjesë zyrtarë të rangut të lartë nga agjencitë e përfaqësuara dhe Atasheja e /ICITAP nga DD të Shteteve të Bashkuara, Kimberly Riffe dhe anëtarë të stafit të ICITAP. Partneriteti i vazhdueshëm i ngushtë i Policisë së Kosovës dhe DD-ICITAP nënvizon përkushtimin e përbashkët për forcimin e aftësive të zbatimit të ligjit dhe avancimin e njohurive dhe ekspertizës për PK-në për të luftuar krimet komplekse financiare”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE Sindikatat në Zvicër po ankohen për mungesën e qartësisë rreth marrëveshjes së re kornizë të propozuar...
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane?
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit