Kosova
Policia e Kosovës pas aksidenteve të fundit apelon për kujdes në komunikacion
Pas një aksidenti në suharekë, ku një familje prej 5 anëtarëve nga Zvicra, humbën jetën pasi u ndeshën me një autobus dhe një gruaje e cila vdiq pasi u godit me veturë, Policia e Kosovës kërkon kujdes të shtuar në trafik.
Referuar gjendjes aktuale në trafikun rrugor, e në veçanti dy aksidenteve të fundit të shkaktuara gjatë vikendit, ku për pasojë fatkeqësisht humbën jetën gjashtë persona, pesë në aksidentin në Suharekë dhe një në Shtime Policia e Kosovës me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, ngritjes së vëmendjes për një kujdes më të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në vazhdimësi ndërmerr veprime policore, të cilat kontribuojnë në ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik.
Me anë të një video- incizimi, Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka kërkuar nga të gjithë pjesmarrësit në trafik që të kenë kujdes dhe të kontribuojnë në sigurinë e të tjerëve, shkruan Albinfo.ch.
Sipas Kelanit, edhe pse gjatë këtij gjashtëmujori është evidentuar rënie e aksidenteve fatale për (-19.61 %), ndërsa rënie në total të aksidenteve prej (-13.25%), shqetësuese ende mbetet humbja e vetëm edhe një jete në trafik.
“Policia e Kosovës, me qëllim të reduktimit të aksidenteve në tërësi, e në veçanti të atyre me pasoja fatale, në vazhdimësi kërkon dhe njëherit apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti te drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre, duke respektuar në tërësi të gjitha rregullat dhe dispozitat ligjore”, ka thënë Kelani.
Po ashtu, policia ka kërkuar që posaçërisht në këtë periudhë kohore, ku kemi shtim të qarkullimit rrugor, e po ashtu të reshura më të mëdha të shiut, të cilat mund të ndikojnë në kufizim të dukshmërisë dhe qarkullimi nëpër rrugë mund të vështirësohet, pjesmarrësit në trafik të kenë kujdes.
Profili i kompanisë
- Adresa: Maggenbergsstrasse1 1712 Tafers
- Aktiviteti: Plâtrerie peinture
- Tel: 079 129 56 66
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën