Lajme
Policia e Kosovës, me uniforma të reja
Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike diplomoi gjenerata e 52-të e Policisë së Kosovës si dhe u prezantua uniforma e re e Policisë së Kosovës

Policisë së Kosovës të premten iu bashkuan edhe 141 kadetë të rinj, që i përkasin gjeneratës së 52-të të policisë, që u trajnuan intensivisht në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP). Po ashtu Policia e Kosovës në ceremoninë zyrtare, prezantoi edhe uniformat e reja.
Në ceremoninë e diplomimit, ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Skender Hyseni, tha se Policia e Kosovës është një forcë demokratike, shumë funksionale dhe më e mira në rajon.
“Do të jeni në shërbim të qytetarëve të Kosovës, në shërbim të sigurisë dhe në shërbimit të mirëqenies së secilit qytetar të vendit”, tha ministri Hyseni duke uruar kadetëve policor suksese në punën e tyre. Ai ka ftuar kadetët që të jenë pjesë e Policisë së Kosovës, e cila siç tha ai deri më sot ka dhënë prova të jashtëzakonshme të një punë të shkëlqyeshme.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni kërkoi nga kadetët e rinj të jenë të disiplinuar, të arsimuar, të trajnuar mirë dhe të aftë fizikisht për të mbrojtur rendin dhe ligjin.
“Me betimin tuaj, ju zotoheni për kryerjen e detyrave me kompetencat dhe autorizimet zyrtare me përgjegjësi, profesionalizëm, korrektësi, efikasitet, me drejtësi, integritet dhe paanshmëri që do t’i mbroni të drejtat e njeriut dhe të respektoni të barabartë të gjithë qytetarët pa dallime”, tha ai.
E-Diaspora
-
Austri: Arrestohet shqiptari 20-vjeçar me dy patenta shoferi false Te shtetasi shqiptar është gjetur një patentë shoferi e Shqipërisë, totalisht e falsifikuar dhe një tjetër,...
-
Arrestohet shqiptarja, ka rrëmbyer fëmijën e saj nga ish bashkëshorti
-
Blina Kurti fitoi tri medalje në Kampionatin e Xhudos në Gjenevë
-
Rama: Pas dy javësh do të takoj shqiptarët në Itali
-
Peri Koyuncu, atletja shqiptare që fitoi kampionatin e pestë të karatesë ‘UNILIG’
Jeta në Zvicër
-
Gjykata e Lartë e Cyrihut dënon 80-vjeçarin serb me 19 vite burg dhe ndalim hyrje në Zvicër Të martën, Gjykata e Lartë e Cyrihut shpalli fajtor për vrasje një 80-vjeçar nga Serbia. Pensionisti...
-
Çfarë do të përfitojë Zvicra nga pakti i BE-së për migracionin?
-
Lara Gut-Behrami shënon fitoren e tretë këtë dimër
-
Aeroporti i Gjenevës regjistron rritje në të ardhura në 2024
-
Blatter dhe Platini lirohen nga akuzat për korrupsion