Kosova
Policia e Kosovës me paralajmërim për dasmorët që ndalen në rrugë
Policia e Kosovës ka bërë paralajmërime për dasmorët që ndalën nëpër rrugë.
“Mos lejoni që dasma juaj të rrezikojë pjesëmarrësit tjerë në trafik”, thotë Policia e Kosovës derisa ka sqaruar disa prej rekomandimeve për siguri.
“Mos i hapni dyert e automjetit; mos dilni me pjesë të trupit jashtë mjetit; mos u ulni në dritare, mos kërceni; mos u ndalni dhe mos vallëzoni në rrugë; mos përdorni mjete audioincizuese nga dritaret e automjetit”, këshillon Policia e Kosovës.
Tutje bëhet e ditur se do të ketë edhe dënime për sjelljet e tilla, shoferi i mjetit do të dënohet me 150 euro dhe do marrë pikë negative, ndërkohë pasagjerët do të dënohen me nga 100 euro.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjërata mjekësore në Gjenevë Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër,më 26 janar në Gjenevë organizon simpozium mjekësor dedikuar...
-
Zvicër: Akademi Përkujtimore me rastin e 19-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ibrahim Rugovës
-
Policia bastis klubin shqiptar në Kriens: “Ndihemi të trajtuar si kriminelë”
-
Këta janë kandidatët nga diaspora për zgjedhjet e 9 shkurtit
-
Të enjten Kurti takon mërgatën në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Debati për aeroportin ekskluziv të St Moritz Një argument në shkallë të plotë po shpërthen në St Moritz për të ardhmen e aeroportit...
-
Thirrjet e padëshiruara mbeten problem në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e banesave shqetësojnë ekspertët
-
Punëtorët e papunë ndërkufitar mund të duhet të marrin role me pagë më të ulët
-
Pse mund të humbisni para nëse rezervoni klasën e parë me aplikacionin e trenit zviceran