Kosova

Policia e Kosovës, me apel për qytetarët

Policia e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon me kontrollin dhe mbikëqyrjen e trafikut, edhe gjatë fundjavës.

Në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës janë publikuar disa fotografi, ku edhe është apeluar që shoferët të jenë të përgjegjshëm dhe të sigurohen që janë duke i respektuar rregullat dhe shenjat e trafikut për një siguri më të madhe në rrugë.
“Vazhdon prezenca policore në kontrollin dhe mbikëqyrjen e trafikut, edhe në fundjavë! Apelojmë që shoferët të jenë të përgjegjshëm dhe të sigurohen që janë duke i respektuar rregullat dhe shenjat e trafikut për një siguri më të madhe në rrugë!”, thuhet në njoftim.