Kosova
Policia e Kosovës dhe Shqipërisë me aksion kundër trafikimit të armëve, 24 të arrestuar
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pas nëntë muaj hetime në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka shkatërruar një grup kriminal të trafikut të armëve që ishte aktiv në Kosovë e Shqipëri.
Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se 24 persona janë arrestuar në të dyja shtetet, 10 në Shqipëri dhe 14 në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
“Operacioni, kundër trafikimit të armëve të zjarrit, ka rezultuar me ndalimin e 24 shtetasve, përkatësisht 10 në Tiranë dhe 14 në Kosovë, të cilët vepronin si grup për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale. Gjithashtu, gjatë hetimeve në kuadër të operacionit “Çmontimi”, janë sekuestruar në total 64 armë zjarri dhe municion luftarake, prej tyre 23 armë janë sekuestruar nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe 41 armë janë sekuestruar në Kosovë”, u tha në njoftim.
Nga hetimet e zhvilluara janë dokumentuar raste të shitjes së armëve të zjarrit kryesisht pistoleta ‘Zoraki” të trafikuara nga Kosova drejt Shqipërisë.
Hetimet janë mbështetur edhe nga EUROPOL-i.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
LDK: “Mërgata, pjesë thelbësore e vizionit tonë për Kosovën e Re” Kryetari i LDK-së, Abdixhiku ka krijuar një ekip politik të dedikuar për diasporën, që drejtohet nga...
-
“Ashensori i shpresës”, hap drejt barazisë, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut
-
Nga 1 janari, Rumania e Bullgaria bëhen pjesë e hapësirës Shengen
-
Konsulli Vigan Berisha: Për një konsullatë më pranë diasporës shqiptare
-
Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues
Jeta në Zvicër
-
Rënia e normës së hipotekave në Zvicër parashikon një lajm të mirë për blerësit Ndërsa çmimet e pronave zvicerane nuk pritet të bien së shpejti, normat e hipotekave janë më...
-
Si mund të ndikojë te pacientët një debat mbi ‘taksën e urgjencës’ shëndetësore të Zvicrës
-
Banka Kombëtare e Zvicrës ul normën bazë të interesit me 0.5%
-
Gjeneva zbulon planin 25-vjeçar të trenave
-
Sa ka njohuri për mediat në Zvicër