Kosova

Policia e Kosovës arreston tre persona, konfiskon armë e barna ilegale

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion të gjerë, që ka si cak lojërat e fatit, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Ai ka thënë se tash për tash nuk  mund të japë më shumë informacione, por sapo të përfundojë aksioni, do të dalin me njoftim zyrtar.

Në konferencën për media është bërë e ditur se janë arrestuar tre persona në një operacion të gjerë policor.

Drejtori i Departamentit për Krime Ekonomike, Bashkim Spahiu, ka thënë se nga ky operacion, janë konfiskuar 99 copë armë të shkurtra, sasi e madhe barnash, para dhe gjësende të tjera me vlerë.

“Në një lokacion janë konfiskuar barna në mbi katër mijë paketime të një lloji, mbi tre mijë paketime të një lloji tjetër, rreth tre mijë paketime të një lloji detergjenti dhe barna të ndryshme”, ka thënë ai.

Spahiu ka njoftuar se bëhet fjalë për grup kriminal dhe, përveç tre të arrestuarve që deri tash janë dërguar në mbajtje, pritet që të arrestohen edhe pjesëtarë të tjerë të grupit.