Kosova

Policia e Kosovë sekuestron çanta me para

Sot, Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda ka zhvilluar aksione në Prishtinë, Istog, Lipjan, Podujevë, Gjilan, transmeton albinfo.ch.

Pas aksionit të sotëm në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë janë arrestuar katër zyrtarë, ndërsa Telegrafi ka mësuar se janë sekuestruar dy çanta me para.

Thuhet se paratë janë konfiskuar nga shtëpitë e disa prej të arrestuarve.

Përveç katër arrestimeve në AZHB, thuhet se janë arrestuar edhe dy zyrtarë të Komunës së Istogut.

Ndryshe, në orën 13:30 Prokuroria e Shtetit ka paralajmëruar konferencë lidhur me aksionin në disa qendra të Kosovës.