Bota
Policia austriake stërvitet për t’i ndalur emigrantët
Dy helikopterë “Black Hawk”, me qindra ushtarë e policë, me pajisjet më të fundit e me automjete të krijuara me gardhe për të shtyrë njerëz, u mblodhën nga autoritetet austriake në kufirin me Slloveninë.
Synimi i stërvitjes është të përgatisin ushtrinë dhe policinë në rast se përsëritet një krizë refugjatësh si ajo e vitit 2015, shkruan “TCH”.
“Një shtet që nuk mbron dot kufirin në rast nevoje, humb gjithë besueshmërinë”, tha ministri i brendshëm austriak, Herbert Kickl, i cili vëzhgoi stërvitjen bashkë me ministrin austriak të mbrojtjes, Mario Kunasek, përcjell albinfo.ch.
Të dy këta politikanë janë nga partia e së djathtës ekstreme, FPOe. Ata u bënë pjesë e qeverisë nëpërmjet një koalicioni me kancelarin konservator, Sebastian Kurz.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?