Integrimi
Policia austriake kap 21 kosovarë pa dokumente
Bëhet fjalë për 21 shtetas kosovarë, prej të cilëve pesë gra në mes 29 dhe 46 vjeçe, katër vajza të moshës 2 deri 16 vjeçe, një fëmijë 2 vjeç dhe dy djem 17 vjeçarë
Fluksi i refugjatëve nga Kosova që pa dokumente valide po ua mësyjnë shteteve të perëndimit nuk ka të ndalur. Mediet gjermane e austriake, duke iu referuar burimeve policore të vendeve përkatëse njoftojnë për grupe të reja të refugjatëve që policia i ka kapur në vendkalimet kufitare apo në lindjat ndërkombëtare të trenave. Pas raportimeve në baza ditore nga Gjermania për zënien e grupeve të kosovarëve, sot vjen edhe një njoftim për një grup të tillë të zënë në Austri.
Bëhet fjalë për 21 shtetas kosovarë, prej të cilëve pesë gra në mes 29 dhe 46 vjeçe, katër vajza të moshës 2 deri 16 vjeçe, një fëmijë 2 vjeç dhe dy djem 17 vjeçarë. Pjesa tjetër e grupit përbëhet nga meshkuj në mes 20 dhe 46 vjeçarë, shkruan nachrichten.at.
Krahas kosovarëve policia ka kapur edhe 7 sirianë.
Të gjithë, 28 personat janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin e policisë në Linz. Është konstatuar se që të gjithë (19 meshkuj dhe 9 femra) kanë qenë pa dokumente të rregullta.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’