Bota
Policia austriake detyruan gruan myslimane të zbulojë fytyrën e saj
Kjo është bërë pasi në Austri ka hyr në fuqi ligji i cili ndalon mbulimin e fytyrës
Një grua myslimane është detyruar të zbulojë fytyrën e saj, pasi është ndalur nga dy policë në një qytet të jug të Salzburgut, shkruan ‘independent.co.uk’.
Kjo është bërë pasi në Austri ka hyr në fuqi ligji i cili ndalon mbulimin e fytyrës, përcjell albinfo.ch.
Qeveria austriake thotë se politika e re e “integrimit” e bën të paligjshëm veshjen e rrobave që mbulojnë fytyrën e njerëzve në publik. Kjo është bërë për të mbrojtur vlerat austriake.
Ata ose ato që e shkelin këtë ligj do të dënohen me 150 euro nga policia austriake. Gruas së ndaluar i shiheshin vetëm sytë kur është ndaluar nga dy policë në Zell am See, një qytet në jug të Salzburgut.
Vetëm rreth 150 gra veshin burka të plotë në Austri, por zyrtarët e turizmit kanë shprehur shqetësime se masat do të dekurajojnë vizitorët nga Gjiri.
Parlamenti i Austrisë miratoi ndalimin në maj, pavarësisht nga protestat e grupeve myslimane dhe rezistencës nga avokatët, dhe madje edhe nga vetë presidenti i vendit.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës Afro 105 mijë qytetarë në diasporë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit...
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
Jeta në Zvicër
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland Për të konkurruar me vendpushimet malore më të mëdha dhe më të bukura si Davos dhe...
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër