Lajme

Policia ankohet për pakësimin e mbështetjes nga shërbimi inteligjent zviceran

Riorganizimi i Shërbimit Federal të Inteligjencës (FIS) ka qenë në dëm të antiterrorizmit dhe kundërspiunazhit, pretendojnë disa forca policore.

Sipas gazetës NZZ am Sonntag, disa forca policore kantonale janë ankuar për informacion “të pamjaftueshëm” nga FIS teksa thuhet se po ashtu janë prekur edhe zonat operative të ekstremizmit të dhunshëm.

Drejtori i Shërbimit Federal të Inteligjencës Zvicerane, Christan Dussey, shpjegoi në konferencën e komandantëve të policisë se punonjësit e FIS ishin dërguar për të kryer punë organizative, përcjell albinfo.ch.

Në anën tjetër, FIS mohoi se kishte devijuar burimet nga kundër-terrorizmi dhe kundërspiunazhi dhe shtoi se “kishte kryer gjithmonë detyrat e tij parandaluese, pavarësisht riorganizimit”.