Kosova

Polici ia ndalon hyrjen drejtorit të C. Zvezdas: Është urdhër i Qeverisë së Kosovës

Mediat serbe e kanë publikuar një video, ku shihet drejtori i përgjithshëm i Crvena Zvezdas, Zvezdan Terzic, teksa kthehet mbrapa nga një polic i Kosovës në pikën e kufitare në Jarinje.

Crvena Zvezda ishte nisur në drejtim të Kosovës për të tentuar hyrjen brenda territorit tonë për të zhvilluar ndeshjen ndaj klubit ilegal serb, Trepça, në Zveçan, por u kthyen mbrapa nga Policia e Kosovës.

I pari që tentoi të kalonte kufirin mes Serbisë dhe Kosovës ishte drejtori i përgjithshëm i Crvena ZvezdasTerzic, i cili kaloi pjesën e pikës serbe me lehtësi.

Terzic ishte ai i cili u ofrua tek pika kufitare me veturën e tij të hynte para autobusit, por përgjigjja e policisë së Kosovës ishte negative.

Policia e Kosovës ia kërkoi fillimisht dokumentet, pastaj ia kumtoi lajmi se ai e ka të ndaluar hyrjen në Kosovës, me ç’rast u detyrua të kthehet pas.

Faqja serbe Telegraf.rs ka kapur momentin kur polici i Kosovës i thotë Terzicit që nuk mund të kalojë kufirin, shkruan albeu, përcjell albinfo.ch.

Ai e pyeti për arsyen, ndërsa polici iu përgjigj thjesht se ky është urdhër i Qeverisë së Kosovës.