Lajme
Polici gjerman ka sharë me bazë raciste të riun shqiptar: e tëra është filmuar
"Faji" i vetëm i Fabjo Sulës, ishte se kishte telefonuar me zë të lartë në familjen e tij, në gjuhën shqipe, pranë stacionit të policisë, në Giesen
“Kthehu në vendin tënd të derrit”, me këto fjalë një polic ka sulmuar verbalisht një të ri me prejardhje të huaj. Një klip i shkurtër i TikTok tregon po ashtu të gjithë skandalin e racizmit, transmeton albinfo.ch. Përveç zyrtarit që ka bërë abuzimin, tashmë dihet edhe i dëmtuari – i cili ndërkohë ka ofruar të dhënë të reja.
Kryetari i selisë qendrore të policisë në Hessen, Bernd Paul, ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për rastin, shkruan spiegel.de.
Menjëherë më pas u bë e ditur se polici që ka bërë gafën verbale ishte një zyrtar (polic) ligjzbatues 34-vjeçar nga Giessen-i, ndërsa viktima ishte ende në kërkim.
Por ndërkohë vetë 22-vjeçari shqiptar, Fabjo Sula, e ka publikuar ngjarjen në YouTube – kjo ka ndodhur më shumë se një vit më parë.
Atje, megjithatë, klipi prej tetë sekondash fillimisht kishte marrë fare pak vëmendje, siç thotë Sula për televizionin Hessenschau. Vetëm pasi ai ka publikuar sekuencën në platformën e videove TikTok, pak ditë më parë, ajo u bë virale dhe përfundimisht u vu në shënjestër nga autoritetet.
Por sipas deklaratave të të riut, skandali i racizmit ka ndodhur në nëntor të vitit 2018. Në atë kohë “faji” i vetëm i Sulës, i cili jetonte ende me vizë turistike në Gjermani, ishte se kishte telefonuar me zë të lartë në familjen e tij, në gjuhën shqipe, pranë stacionit të policisë në Giessen, transmeton albinfo.ch. Kjo telefonatë ka thirrur në veprim policin e akuzuar.
Pas debatit verbal mësohet se polici e ka dërguar atë në komisariat dhe i ka marrë celularin.
E gjithë biseda mes të dyve dhe nëse ka pasur ndonjë armiqësi nga të dy palët nuk dihet aktualisht. Sidoqoftë, një mbrojtës i ligjit nuk duhet të tundohet për të bërë deklarata të tilla, konstatojnë edhe shumica e komentuesve të shumtë nën videon e TikTok.
Ndërkohë Sula ka zbuluar më shumë detaje pikante për ngjarjen. Ai është penguar vazhdimisht – të paktën nga këndvështrimi i tij – të bëjë denoncim kundër punonjësit të policisë. Përpjekja për të bërë ankesë në vend është refuzuar dy herë.
Sistemi gjithashtu nuk pranoi një raport telefonik ose, në fund të fundit, një raport online.
Polici në fjalë është ende në detyrë. Aktualisht është plotësisht e hapur nëse ai do të pezullohet dhe si do të vijojnë hetimet, të cilësuara si “të vështira”.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra