Portrete të firmave
Polici dixhital që garanton sigurinë e pronës tuaj, ka emrin „SHS-Solution“
“SHS-Solution GmbH“ është kompani e re e sigurisë në Zvicër, e drejtuar nga Sadik Shala. Ajo ofron zgjidhje të gjithanshme në fushën e sistemeve të sigurisë
Zvicra njihet si vendi më i sigurt i botës. Në asnjë vend tjetër qytetarët nuk investojnë më shumë për sigurimin e pronës dhe për sigurimet tjera përcjellëse. Megjithë primatin e liderit në siguri, trendi i viteve të fundit me instalimin e kamerave të mençura që monitorojnë dhe regjistrojnë çdo lëvizje po gjen gjithnjë e më tepër hapësirë edhe në Zvicër. Shtrirja e gjerë e instalimit të kamerave që regjistrojnë dhe alarmojnë rreth e përqark pronës suaj në raste të lëvizjeve të dyshimta, është e ardhmja globale e garantimit të sigurisë së pronës dhe sigurisë së përgjithshme. Në këtë pikë është një kompani shqiptare që është duke shtrirë shërbimet e sigurisë me shpejtësi në mbarë Zvicrën.
„SHS-Solution GmbH“ është kompani e re e sigurisë që ofron zgjidhje të gjithanshme në fushën e sistemeve të sigurisë. Ajo ofron kamera inteligjente me rezolucion të lartë, sisteme alarmi, kontrollin e hyrjes, sisteme SmartHome me çmime të tregut.
„Ne i përshtatim sistemet tona për nevojat e klientëve tanë për të siguruar një nivel profesional të sigurisë“, tregon drejtuesi i kompanisë, Sadik Shala. „SHS Solution“ ofron zgjidhje për dyqane, shtëpi private, zyra, hotele, shitje automobilash, transportues të mallrave, ndërmarrje industriale, depo etj.
„Në këtë paketë ne ofrojmë këshilla falas dhe pa asnjë detyrim, direkt në vendndodhjen tuaj, ku e planifikojmë tërë konceptin e sigurisë për ndërmarrjen tuaj“, thotë pronari i kompanisë së sigurisë, Shala dhe shton, “firmën „SHS-Solution e kam themeluar në vitin 2017. Para se të filloja me kompaninë time, kam punuar në një firmë si udhëheqës grupi (Teamleiter) ku i kam udhëhequr 20 punëtorë. Për një kohë, paralelisht me kompaninë kam punuar edhe aty dhe ndërkohë kam reduktuar gradualisht punën në vendin e punës që kisha, duke u koncentruar vetëm në kompaninë time“.
Babai i tre fëmijëve me prejardhje nga Duboviku i Deçanit, Sadik Shala, jeton në Emmenbrücke që nga viti 2001. Këtu ai ka bërë hapat e parë të jetës profesionale në firmën „4B-Fenster“ si udhëheqës i një grupi prej 20 punëtorëve për 16 vjet me radhë. Paralelisht ai ka ndjekur edhe shkollimin e lartë si specialist i automatikës.
„Unë kam qenë gjithmonë i dhënë pas teknologjisë dhe në vitin 2008 kam filluar shkollën e Lartë profesionale (Fachhohschule) për specialist të atomatikës, të cilën e kam mbaruar në fund të vitit 2011, duke u diplomuar si specialist në fushën e automatikës“, kujton Shala rrugëtimin e tij profesional.
Megjithatë, jeta e tij deri para ardhjës në Zvicër nuk ka qenë aspak e thjeshtë, sidomos vitet e fundit të luftës në Kosovë. Kjo periudhë e ka gjetur atë në radhët e UÇK-së në Brigadën „134 Jusuf Gervalla“. Por, siç shprehet Shala: “unë e kam kaluar këtë fazë dhe tani jam tërësisht i përkushtuar ndaj familjes dhe biznesit tim. Në këtë kuadër jemi në finalizimin e punëve për hapjen Show-salonit në Emmenbrücke ku do të prezantohen produktet tona të sigurisë“.
Një ndër kompanitë e mëdha e të njohura, është firma „Lika AL“ dhe disa hotele tjera të mëdha, kiosqe, Migros partner etj.
„Kërkesat janë të ndryshme, kemi firma, hotele të njohura që marrin shërbimet tona të sigurisë, por kemi edhe kamera të vendosura edhe në vendpunishte, nga ku në fund ua realizojmë një video të zhvillimit të punës që nga fillimi deri në mbarim“, tregon Shala.
“SHS-Solution” ofron zgjidhje për dyqane, zyra, hotele, garazhe, transportues, spedicion, ndërmarrje industriale, depo, etj. Ne ju këshillojmë pa pagesë dhe pa asnjë detyrim direkt në vendndodhjen tuaj dhe ku mund të planifikojmë tërë konceptin e sigurisë.
Video-monitorimi apo siç njihet ndryshe CCTV (Closed Circuit Television) mbulon pjesën më të madhe të tregut të teknologjisë së sigurisë.
Nëse doni të mbroni shtëpinë ose biznesin tuaj, instalimi i kamerave të mbikëqyrjes është një nga opsionet më të mira. Ju duhet të zgjedhni nëse të vendosni për CCTV (Closed Circuit TV) apo IP-kamera moderne.
Sistemet CCTV analoge zakonisht përfshijnë një lidhje komunikimi fikse midis kamerave dhe monitoruesve përmes kabllove dhe telave. Kamerat analoge lidhen përsëri në DVR për regjistrim dhe monitorim të drejtpërdrejtë.
IP kamerat moderne përfshinë një lidhje rrjeti që lejon pajisjen të transmetojë videon drejtpërdrejt në rrjet. Transmetimi i drejtpërdrejtë mund të shikohet në një PC të largët me softuer menaxhimi ose ndonjë pajisje celulare. Me tepër informacione mund të gjeni edhe në linkun www.shs-solution.ch.
Sistemet e alarmit pa kabllo. Pa shqetësime.
Sistemi i sigurisë pa kablo për siguri maksimale dhe dukje tepër elegante. Ajax është inteligjent, i besueshëm dhe rrufe i shpejtë. Ai reagon vetëm ndaj rrezikut real dhe jo ndaj alarmit të rremë. Nëse ndodh diçka, Ajax do t’ju njoftojë menjëherë përmes aplikacionit të telefonit.
Produkte të cilësisë së lartë
„Biznesi ynë është i bazuar në një përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur dhe promovuar pozicionin tonë me produkte të cilësisë së lartë, duke mbajtur premtimet tona dhe duke siguruar mbështetje e shërbime të shkëlqyeshme teknike. Kjo është arsyeja pse sistemet tona plotësojnë kërkesën e të të gjithë klientëve – nga shtëpia dhe zyra deri tek objektet më të mëdha industriale, tregtare dhe institucionale”, thotë Shala.
Profili i kompanisë
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?