Shkurt.ch
Policët vrasin shoferin e armatosur
Edhe njëri nga policët është plagosur po ashtu nga të shtënat e kolegëve të vet
Në Montreux, kantoni Vaud, policia ka qëlluar për vdekje një person që po e ngiste makinën me shpejtësi të madhe.
Siç bën të ditur policia e këtij kantoni, personi në fjalë nuk i ishte bindur urdhrit për tu ndalur në një pikë kontrolli të policisë. Pas kësaj, patrulla policore ishte vënë në ndjekje të tij dhe e ka ndaluar shoferin e pabindur.
Ky i fundit kishte dalë nga makina dhe në duar mbante një pushkë gjuetie. Policët, sipas asaj që u tha në konferencën e mbajtur sot nga policia e Vaudit, ishin ndjerë të rrezikuar dhe kishin shtënë me armë në drejtim të tij.
Nga këto të shtëna ka vdekur shoferi ndërsa njëri nga policët është plagosur po ashtu nga të shtënat e kolegëve të vet.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës Zgjerimi i autostradës u refuzua në kutinë e votimit të dielën. Në kundërshtim me këshillën e...
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut