Shkurt.ch
Policët në Schaffhausen, vetëm me shtetësi zvicerane
Parlamenti ka votuar njëzëri kundër revidimit të ligjit mbi policinë dhe kundër punësimit të të huajve në polici
Në kantonin e Schaffhausenit, edhe në të ardhmen mund të bëhet polic vetëm ai që ka shtetësinë zvicerane. Kështu ka vendosur Parlamenti i Kantonit sot, duke iu përgjigjur negativisht qeverisë kantonale.
Kjo e fundit kishte propozuar që, në rast se nuk do të ketë mjaft kandidatë zviceranë për policë, të merreshin në konsideratë edhe personat me shtetësi të huaj.
Parlamenti ka votuar njëzëri kundër revidimit të ligjit mbi policinë. Në këtë kontekst edhe qeveria ka reviduar edhe një vendim të saj të mëhershëm që edhe të huajt dhe të huajat të lejohen në shërbimin policor, në rast nevoje.
Ky ndryshim mendimi është një fitore për SVP-UDC-në, e cila ishte shumë e vendosur kundër pranimit të të huajve në polici. Për të treguar vendosmërinë e saj, ajo kishte kërcënuar edhe me referendum popullor. Me pranimin në parlament me vota absolute (53 me 0) të ligjit të ri mbi policinë, del nga rendi i ditës çështja e referendumit.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës