Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bazel: Ndërpritet procesi kundër kosovarit të akuzuar për dhunim seksual Prokurorja publike kërkon dënim me gjashtë vjet burgim dhe dëbim të përjetshëm nga vendi. Ajo që...
-
Një startup që do të pasurojë jetën kulturore të shqiptarëve në Gjenevë
-
Shqipëria lehtëson procesin e marrjes së dokumenteve biometrikë për mërgimtarët
-
Njoftim nga Ambasada e Kosovës në Bernë lidhur me fletvotimet
-
Vazhdon procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora, 11.973 aplikime
Jeta në Zvicër
-
Hipotekat afatgjata me normë fikse po bëhen gjithnjë e më të njohura në Zvicër Sipas Comparis, katër nga pesë klientët preferojnë hipotekat afatgjata me normë fikse për të financuar pronën...
-
Këto janë rregullat e reja doganore të importit të mallrave për përdorim privat ose dhurata
-
Bazel: Ndërpritet procesi kundër kosovarit të akuzuar për dhunim seksual
-
Forumi Ekonomik Botëror i Davosit, cilat janë temat e diskutimit?
-
Njoftim nga Ambasada e Kosovës në Bernë lidhur me fletvotimet