Kosova

Policët japin deklarata kontradiktore për dëbimin e turqve

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq i ka intervistuar 8 zyrtarë policorë të aeroportit.

Me pesë vota për, një kundër dhe një abstenim, anëtarët e Komisionit u dakorduan që kjo mbledhje të jetë e mbyllur për media.

Shefi i Departamentit për të huaj në aeroport, Fazli Fazliu, ka thënë se ai është ftuar gabimisht nga Komisioni, ani pse ai u intervistua për rreth një orë e gjysmë.

Kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla, nga Vetëvendosje, tha se ky komision dëshiron ta kuptojë të vërtetën se çfarë ka ndodhur ditën kur gjashtë turqit ishin kapur dhe depërtuar.

Sveçla tha se ka pasur deklarata kontradiktore e, po ashtu, ka thënë se nuk është e vërtetë që një zyrtar policor është intervistuar gabimisht.