Bota

Polakët nuk e duan euron

Polonia do ta ruajë valutën e saj, ka thënë kryeministrja e këtij vendi, Beata Shidlo, përpara një samiti të rëndësishëm të BE-së që do të mbahet këtë fundjavë.

Për Poloninë është e dobishme që të ruajë valutën e saj”, tha Shidlo, duke shtuar se Varshava nuk ka asnjë plan për t’u bashkuar me Eurozonën, raporton AFP, përcjell albinfo.ch.

Në samitin e ardhshëm në Romë, liderët e BE-së duhet të diskutojnë të ardhmen e bllokut pas daljes së Britanisë nga BE-ja, Gjermania dhe Franca thonë se anëtarë të Eurozonës do të vazhdojë integrimin, pa vende të tjera.

Polonia, si ekonomia më e madhe në Evropën Qendrore, është e shqetësuar si një nga nëntë vendet e BE-së jashtë zonës së euros që do të mund të mbetet jashtë integrimit të mëtejshëm, thotë AFP.