Literaturë
Poezi e shkruar me “Gjuhën e zemrës”
Shqiponja Vrajolli - Zahiri ka prezantuar ditë më parë veprën e saj të parë poetike “Gjuha e zemrës” në Bibliotekën Pestalozzi, në Cyrih
Më 27 janar 2024, në Bibliotekën Pestalozzi të Cyrihut poetja shqiptare, Shqiponja Vrajolli – Zahiri, prezantoi përmbledhjen e saj të parë të poezive me titullin “Gjuha e zemrës”. Publiku, i përbërë nga familjarë, miq, personalitete politike dhe artistike, u impresionua nga talenti letrar i Shqiponja Vrajolli – Zahirit.
Me këtë rast albinfo.ch ka zhvilluar një intervistë me autoren e librit të promovuar.
Albinfo.ch: Na flisni për profesionin tuaj dhe për fillimet tuaja si krijuese?
Sh.Z: Kam mbaruar studimet në drejtimin e informatikës, në Prishtinë dhe ato për kontabilitet këtu në Zvicër, duke vazhduar pastaj edhe me kurse të tjera. Punoj në projekte të ndryshme familjare në komunën e Opfikonit (Cyrih) si aktiviste në shoqata të ndryshme, animatore leximi për fëmijë në gjuhën shqipe etj.
Me shkrime jam marrë qysh nga shkolla fillore, si nxënëse, dhe një ndër poezitë e mia me titullin “Jeta”, e cila është e botuar edhe tani në librin tim, më është botuar në revistën e atëhershme shkollore në vitin 1994.
Duke qenë se leximi ishte gjithmonë pjesë e pandashme imja, më pëlqente çdo ditë e më shumë dhe ndieja një qetësi shpirtërore, një ditë më lindi dëshira që edhe unë të filloj rrugën e krijimit.
Albinfo.ch. Çfarë roli kanë luajtur dhe si kanë ndikuar në poezinë tuaj artet e tjera, si muzika, piktura teatri etj.?
Sh.Z: Në rrugën e një krijuesi a krijueseje mendoj se të gjitha këto kanë ndikim për krijimin e poezisë, sikurse edhe tek unë që kam pasur inspirime të ndryshme. Ka mundur të jetë një tingull muzikor, një thënie, një përjetim imi apo i dikujt tjetër, por më së shumti mund të them se arti i vizatimit, të cilin e kam integruar në libër, i ka plotësuar poezitë e mia, duke i bërë kështu edhe më të veçanta. Vlen këtu të përmendet vizatimi për kopertinën e librit, të cilin e kam punuar me pasion dhe në të cilin ndërthuren të gjitha temat e librit, një portret i bukur femre që paraqet heshtjen, fshihet pas gjetheve, lulëzon dhe flet me gjuhën e zemrës.
Albinfo.ch: Në ç’ mënyrë ndikojnë rrënjët tuaja kosovare dhe mjedisi zviceran në zhvillimin e krijimtarisë suaj krijuese?
Sh.Z: Mendoj se është shumë e rëndësishme për ne shqiptarët që nëse zgjedhim një vend të huaj për jetesë, atëherë të kujdesemi që qysh nga fillimi të integrohemi dhe ta mësojmë gjuhën e vendit ku jetojmë, por duke mos lënë mbrapa assesi gjuhën tonë të bukur shqipe dhe rrënjët tona. Me to duhet të identifikohemi me krenari dhe kështu arrihet pastaj një stabilitet, ku zhvillimi është i pashmangshëm edhe në mjedisin zviceran, si krijuese, por edhe në fusha të tjera.
Albinfo.ch: Çfarë përshtypje keni nga reagimet dhe përgjigjet e publikut ndaj prezantimit tuaj të librit?
Sh.Z: Kisha nderin të isha në mesin e një publiku të mrekullueshëm, i cili më la përshtypje të mëdha me reagime dhe komente pozitive ndaj librit tim, që u prit aq mirë saqë ndihesha e veçantë dhe gëzimi ishte i papërshkrueshëm. Më falën momente të këndshme, duke më përgëzuar me zemër dhe duke festuar pastaj së bashku me familjarë, miq dhe personalitete të mëdha të artit dhe letërsisë, s`kishte si të mos jetë një mbrëmje madhështore.
Albinfo.ch: A keni ndonjë fragment të veçantë në librin tuaj që ju është ngulitur shumë në zemër?
Sh.Z: Libri im i titulluar “Gjuha e zemrës” ka po ashtu edhe një kapitull që quhet “Gjuha e zemrës”. Në këtë kapitull janë të përmbledhura të gjitha poezitë që i janë kushtuar dashurisë për familjen dhe këtu do t`i veçoja dy poezitë, të cilat janë për fëmijët e mi, dy fragmente të veçanta, vargje që burojnë nga shpirti.
Albinfo.ch: Cilin mesazh do të donit t`ua transmetoni lexuesve tuaj me librin “Gjuha e zemrës” dhe si përpiqeni të nxitni pasionin, kujdesin dhe dashurinë e familjeve shqiptare ndaj fëmijëve të tyre në diasporë përmes krijimtarisë suaj letrare?
Sh.Z: Në librin tim janë shprehur ndjenja dhe emocione pa filtra me gjuhën e vërtetë – gjuhën e zemrës, e cila gjuhë është po ashtu gjuha jonë shqipe. Mesazhi është mjaft i qartë, mendoj unë, të flasim shqip, të mos e harrojmë, por ta përcjellim te gjeneratat e reja dhe t`i ruajmë vlerat e kombit, kulturës dhe traditës sonë, kurse sa i përket nxitjes për dashurinë ndaj gjuhës shqipe, unë përpiqem vazhdimisht të jap kontribut me projekte të ndryshme familjare, e veçanërisht si animatore leximi, ku mbaj kurse në gjuhën amtare për fëmijët parashkollorë.
Të ngjashme
Të tjera nga Literaturë
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025