Kosova

Poetja shqiptare, protagoniste e hapjes së edicionit të 23-të të festivalit “Il Libro Possibile”

Bëhet fjalë për poeten shqiptare Denata Ndreca, e cila ishte një nga protagonistët e hapjes së edicionit të 23-të të festivalit “Il Libro Possibile”, që u zhvillua në Polignano a Mare, Itali, përcjell albinfo.ch.

Ndreca, e cila mbërriti në Itali në vitin 1999, do të prezantojë librin e saj “Fiori dei Balcani”, një përmbledhje me poezi që përçon ndjesi dhe përvoja të thella njerëzore.

Denata Ndreca ishte e pranishme në Piazza dell’Orologio, për të ndarë me publikun italian poezitë e saj që prekin zemrat dhe shpirtin e të gjithëve. Kjo ngjarje e shënon fillimin e një festivali që premton të jetë i mbushur me emocione dhe frymëzim për të gjithë pjesëmarrësit.