Lajme
Podujeva binjakëzohet me Linzin e Austrisë
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe kryetari i Komunës së Linzit të Austrisë, Klaus Luger, kanë nënshkruar marrëveshje për binjakzimin e këtyre dy qyteteve
Në një ceremoni solemne të organizuar në Linz të Austrisë, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe kryetari i Komunës së Linzit, Klaus Luger, kanë nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit.
Në një njoftim të Zyrës për Marrëdhënie me Publikun të Komunës së Podujevës thuhet se Bulliqi e ka konsideruar këtë si një hap shumë të rëndësishëm për dy qytetet.
“Ky është një hap shumë i rëndësishëm për qytetet tona, për të ngritur ura të reja të miqësisë dhe të bashkëpunimit në shumë fusha në interes të zhvillimit. Për mua, si kryetar i Komunës së Podujevës, është një nder i veçantë të nënshkruaj marrëveshjen e binjakëzimit me një komunë të njohur dhe shumë të zhvilluar industrialisht siç është Linzi”, ka thënë nëpërmjet këtij njoftimi Shpejtim Bulliqi.
Ai ka thënë gjithashtu se bashkëpunimi do të jetë kryesisht në fushën e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, politikave sociale dhe kulturës.
“Ndërsa pas ceremonisë së nënshkrimit, të dy kryetarët u zotuan të punojmë në mënyrë aktive në përafrimin e dy qyteteve dhe thellimin e miqësisë, në të mirë të qytetarëve, e veçanarisht të rinjve.
Në fund kryetari Bulliqi ka falënderuar bashkëvendësin, Prof. dr Shkelzen Sinani, i cili ka qenë iniciatori kryesor i vendosjes së kontakteve dhe i punës deri në finalizimin e marrëveshjes së binjakëzimit, si dhe përfaqesuesit e Ambasadës së Kosovës në Austri, të cilët e shoqëruan delegacionin e Komunës së Podujevës gjatë kësaj vizite”.
Kryetari Bulliqi në këtë vizitë në Linz të Austrisë po shoqërohet nga drejtori i Administratës, Bahri Selimi dhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën