Integrimi

Po vjen sërish në zemër të Cyrihut balloja e Ndërmarrësve Shqiptarë të Zvicrës – swissalbs

Platforma mediale albinfo.ch është sponsor medial i këtij aktiviteti

Po afrohet evenimenti tashmë i njohur që organizohet për çdo vit nga shoqata shqiptare-zvicerane swissalbs. Bëhet fjalë për ballon që swissalbs do të organizojë për herë të tretë, tashmë në zemër të qytetit të Cyrihut, më 23 shtator, ku do bëhet edhe zgjedhja e sipërmarrësit të ri, më të suksesshëm shqiptar-zviceran.

Tashmë në lokacion të ri, në Sallën e Kongreseve (Kongresshaus Zürich), nën një kulm do të bëhen bashkë aktorët kryesorë shqiptarë-zviceranë në fushën e ndërmarrësisë për të zgjedhur kështu “Ndërmarrësin e vitit 2023”.

Se ç’risi do të sjellë ediconin i sivjetmë, çfarë kriteresh duhen plotësuar dhe çfarë synimesh tashmë po ndjek shoqata, e sqaron në një intervistë për albinfo.ch Përparim Avdili, i cili është njëri ndër themeluesit, njëherësh edhe kryesues i shoqatës “Swissalbs”.

Platforma mediale albinfo.ch është sponsor medial i këtij aktiviteti.

Albinfo.ch: swissalbs po ndan për herë të tretë një çmim për ndërmarrësit shqiptarë-zviceranë, cilat janë risitë e edicionit të këtij viti?

Përparim Avdili: Meqenëse jemi ne vitin e tretë të ndarjes së këtij çmimi, kësaj radhe kemi pasur aplikime të panumërta nga personalitete të jashtëzakonshme në fushat e ndryshme. Kryesia gjithsej sivjet do t’ia prezantojë jurisë 7 kandidatët, nga të cilët juria pastaj do të caktojë top treshin dhe fituesin apo fituesen e këtij viti. Këtë vit jemi nderuar edhe nga dy gra biznesmene, që marrin pjesë në këtë garë të swissalbs.

Albinfo.ch: Balloja e ndërmarrësve zviceranë-shqiptarë ka ndërruar lokacionin këtë vit, pse?

Përparim Avdili: Kërkesat e shumta për të marrë pjesë në këtë mbrëmje gala dhe kapaciteti i kufizuar i sallës së hotelit “Kameha” na kanë shtyrë të ndërrojmë lokacionin dhe të shkojmë në zemër të qytetit të Cyrihut, në Sallën e Kongreseve, e cila me klasin dhe cilësinë e saj do t’i zërë deri në 500 mysafirë, si dhe do t’i lërë të gjithë pjesëmarrësit me përshtypje të paharrueshme.

Albinfo.ch: A priten më shumë pjesëmarrës dhe a mund të marrin pjesë të gjithë në këtë gala event, apo ka ndonjë kriter?

Përparim Avdili: Po. Sivjet priten të marrin pjesë deri në 500 mysafirë, prandaj dhe kemi ndryshuar sallën. Në event mund të marrin pjesë anëtarët tanë, si dhe të gjithë të interesuarit që janë pjesë e ndërmarrësisë. Për arsye ekskluziviteti, shitjet e biletave nuk janë të hapura, por duhet bërë kërkesë përmes e-mailit. Sido qoftë, ia vlen të bëhet kërkesa ose edhe më mirë të anëtarësoheni në swissalbs për të marrë pjesë në një mbrëmje ekskluzive.

Albinfo.ch: Ju për çdo vit shpallni një konkurs për të shpërblyer ndërmarrësin më të suksesshme të shqiptarëve në Zvicër. Cilat janë kriteret për ta fituar këtë çmim dhe sa i lartë është çmimi sivjet ?

Përparim Avdili: Me organizatën “swissalb” ne po synojmë t’i tregojme Zvicrës fuqinë ndërmarrëse dhe ekonomike të komunitetit shqiptar në Zvicër. Gjithashtu dhe përkushtimin tonë për të bashkëzhvilluar Zvicrën edhe më tej. Ndërmarrësit shqiptarë kanë marrë përgjegjësinë e madhe që të ndërtojnë dhe të zhvillojnë vendin tonë, Zvicrën. Po krijojmë infrastrukturë, vende pune dhe angazhohemi për shoqërinë. Këta faktorë gjithashtu edhe janë kritere për çmimin, natyrisht edhe duke pasur parasysh cilësinë e biznesit që personi ka themeluar, si dhe punën personale të atij ndërmarrësi shqiptar-zviceran.

Programi në vijim:

 

 


 Info rreth ngjarjes

  • Data e fillimit23 Shtator 2023
  • Ora18:00
  • LokacioniKongresshaus Zürich
  • Data e përfundimit23 Shtator 2023 - 23:59

 Të ngjashme

Fituesi i Swissalbs 2021: Është çmimi për përkushtimin dhe pasionin tim

 Të tjera nga Integrimi