Kosova
Po vazhdon regjistrimi online i Diasporës, përmes eDiaspora
Duke filluar nga 5 prill e deri me datën 17 maj 2024, do të realizohet procesi i regjistrimit të popullsisë së Kosovës, një prej proceseve më të rëndësishme zhvillimore të vendit, përcjell albinfo.ch.
Për herë të parë, ju do të keni mundësinë që të regjistroni vetën dhe anëtarët tuaj të familjes, si qytetarë të Kosovës prej kudo në botë, vetëm përmes botës digjitale. Në linjë me planin tonë strategjik, ne kemi krijuar platformën eDiaspora si modul të parë që synon lidhjen digjitale në mes të Kosovës dhe Diasporës, duke u nisur nga procesi i regjistrimit të popullsisë.
Regjistrimi i popullsisë na shërben si mjet për të planifikuar dhe hartuar më mirë politika e shërbime përkitazi me situatën dhe nevojat e qytetarëve tanë kudo. Ju jeni pjesë vitale dhe e pandashme e Kosovës, dhe ne jemi të përkushtuar që të kuptojmë më mirë prezencën e komunitetit tonë nëpër Diasporë në mënyrë që të ofrojmë shërbimet më adekuate për ju.
Andaj ju ftoj të gjithëve, që të merrni pjesë në regjistrim dhe të shpërndani mesazhin edhe me familjarët, fqinjët dhe miqtë tuaj – pjesëtarë të Diasporës që jetojnë në lagjet, qytetet e shtetet ku jetoni ju.
Për t’u regjistruar, mund të përdorni dy metoda:
Metoda I, është ajo përmes aplikacionit online të cilin mund ta shkarkoni në platformën: ediaspora.rks-gov.net;
Metoda e II përfshinë deklarimin e informatave për ju nga të afërmit e juaj që jetojnë në Kosovë.
Regjistrimi online ofron një mundësi të çmuar dhe unike që nuk duhet humbur andaj, iu bëjë thirrje gjithë diasporës që të shfrytëzojnë ketë mundësi.
Për më tepër informacione vizitoni platformën: ediaspora.rks-gov.net, apo kontaktoni zyrtarët në Agjencinë e Statistikave të Kosovës në: infoask@rks-gov.net ose ediaspora.rks-gov.net
E-Diaspora
-
Zvicër: Akademi Përkujtimore me rastin e 19-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ibrahim Rugovës Më 26 janar, nga ora 13:00, dega e parë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër...
-
Policia bastis klubin shqiptar në Kriens: “Ndihemi të trajtuar si kriminelë”
-
Këta janë kandidatët nga diaspora për zgjedhjet e 9 shkurtit
-
Të enjten Kurti takon mërgatën në Cyrih
-
Shqipëria me njoftim për diasporën të cilëve u është refuzuar kërkesa për të votuar nga jashtë
Jeta në Zvicër
-
Thirrjet e padëshiruara mbeten problem në Zvicër Marketingu i “thirrjeve të ftohta” mbetet një problem në Zvicër, pavarësisht rregulloreve të reja në fuqi...
-
Zvicër: Kostot e banesave shqetësojnë ekspertët
-
Punëtorët e papunë ndërkufitar mund të duhet të marrin role me pagë më të ulët
-
Pse mund të humbisni para nëse rezervoni klasën e parë me aplikacionin e trenit zviceran
-
Si u tentua të fitohet Xhekpoti në lotarinë zvicerane